Dita e gazetarëve, përkujtohet liria e medias në vend e botë


Sot është dita ndërkombtare e lirisë së shtypit. Edhe në vendin tonë kjo ditë është përkujtuar nga komuniteti i gazetarëve dhe politika. Ndërsa gjatë ditës së djeshme gazetarët protestuan në ambientet e jashtme të Kuvendit.

”Ndjekje penale”, hetimi tatimor kërkon NIPT për magazinen e mallit stok


Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në Gramsh pasi Nadire Zani ka një problem me Hetimin Tatimor që i ka bllokuar pronën. Bëhet fjalë për një magazinë bujqësore, 3 km larg Gramshit që u privatizua në vitin ’95. Disa punonjës të saj e blenë magazinën dhe mallin dhe e lanë në ruajtje që kur të ndahen pjesët takuese, të marrë secili të vetin. Nadirja tregon se asaj i qëlloi mall stok që nuk shitet e nuk është më në qarkullim.

Por një ditë shfaqet Hetimi Tatimor dhe i vë shirita duke thënë se duhet të pajiset me NIPT. Nadirja thotë se nuk e ka subjekt tregtar e as shet ndonjë gjë dhe mallin stok e vërteton me një dokument nga bashkia dhe me një akt kostatimi nga higjena. Ajo shkonte vetëm për të bërë ajrosjen e magazinës. Në drejtorinë e Hetimit Tatimor, inspektori thotë që zonja të shkojë në gjyq nëse nuk i pëlqen bllokimi.

Inspektori: Subjektin e kanë bllokuar, pasi e kanë gjetur në aktivitet.

Qytetarja: Çfarë kanë qenë duke bërë? Kot po ju pyes personalisht…

Inspektori: E gjetën subjektin të hapur!

Qytetarja: Çfarë po bënin pra? A e kanë gjetur të hapur?

Inspektori: Ka ushtruar aktivitet subjekti, ka qenë i hapur!

Qytetarja: Ka qenë i hapur edhe….

Inspektori: Ka qenë duke…

Qytetarja: Duke shitur? Ka qenë duke shitur?

Inspektori: Ka qenë për të shitur, për të shitur, për të shitur, se s’kam qenë unë.

Qytetarja: Mor zotëri! Atëherë ato nuk shiten mo, se janë plehra.

Inspektori: Si?

Qytetarja: Janë plehëruese, që nuk funksionojnë! Nuk shiten! Është kapur një rast flagrant!

Inspektori: Si?

Qytetarja: Po, është kapur duke shitur.

Inspektori: Është kapur subjekti i hapur.

Qytetarja: Si mund të më penalizoni ju mua? Si mund të më ndaloni, që unë të futem tek prona ime?

Inspektori: Futu, po mos të kesh subjektin duke shitur!

Qytetarja: Po pra, po të më kishe kapur duke shitur, pse s’ma vunë gjobën?

Inspektori: Ça gjobe?

Qytetarja: Gjobën o vlla!

Inspektori: Është ligji 99-20, në momentin, që të kanë gjetur në aktivitet, bllokohet subjekti.

Qytetarja: Ore, s’e kanë kapur duke shitur, se s’ka ça të shesë! Si mund të shesë, kur ISHP-ja ka…

Inspektori: Nuk më intereson fare kjo!

Qytetarja: Ah, nuk ju interesojnë këto gjërat?

Inspektori: Kemi ligjin tonë! Për ato të ISHP-së, vazhdo me ISHP-në ato të Bashkisë atje! Inspektorët tanë janë konform ligjit! Kanë bërë një akt-konstatimi, ku zonja ka firmosur aktin e konstatimit, që e kanë gjetur duke ushtruar aktivitet dhe e kanë mbyllur sipas ligjit. Tani, që të hapet subjekti, zonja duhet, që të pajiset me NIPT, me TVSH të NIPT-it.

Qytetarja: Nuk mundet të pajiset! Nuk mundet, për atë godinë!

Inspektori: S’ka rëndësi fare! Të pajiset me NIPT!

Qytetarja: Nuk ka si të pajiset, more zotëri! Nuk ka si të pajiset, se nuk ka çfarë shet!

Inspektori: Ok! Meqenëse nuk pajiset me NIPT. Nuk hapet aktiviteti. Në qoftë se prish shiritat, do vejë për ndjekje penale!

Qytetarja: O zotëri, do e hap do e bëj garazh, për të vënë makinën, o zotëri.

Inspektori: Do ta çojmë për ndjekje penale, kështu e kemi ligjin ne.

Qytetarja: O zotëri, shiriti është vënë kot sepse po thua duke shitur, por çfarë ka shitur? Mund të më thoni ju, çfarë ka shitur?

Inspektori: E kanë shkruajtur me emër, me mbiemër nëqoftëse nuk je dakord, atëherë hidhini në gjyq!

Nga ana tjetër drejtori i Tatim-taksave në bashkinë Gramsh, thotë se në asnjë moment aty nuk ka qenë subjekt tregtar, por nuk di të thotë se pse Hetimi Tatimor ka dalë me këtë vendim.

“S’kam t’i paguaj”, zyrtari i OSHEE i jep të drejtë për faturën 600 mijëshe


Ali Topalli është një i moshuar që jeton në Rinas dhe ankohet në ”Stop” në Tv Klan se në emër të djalit i ka ardhur një detyrim energjie 600 mijë lekë të vjetra vetëm për muajin mars 2024. Ai thotë se nuk ka konsum të tillë dhe kjo i ka ndodhur edhe herë të tjera.

Në zyrat e OSHEE në Vorë thonë se kjo ka ndodhur për faj të faturistit, i cili duke mos lexuar saktë matësin, ka faturuar gabim dhe tani janë mbivendosur shumat.

Punonjësja: Po i shoh këtu në sistem: 37, 38. Më e shumta si pagesë për ju deri te 50 mijë lekëshi (të vjetra) mund të shkoni si familje.

Stop: Sepse atje nuk vjen as faturisti.

Punonjësja: Kjo është pra, që ia fusin me hamendje.

Stop: Pse ndodhin këto?

Punonjësja: Mungesa e faturuesit që nuk vjen.

Stop: Ia kanë futur kot, me pak fjalë!

Punonjësja: Po!

Stop: Tani, 600 mijë lekë duhet t’i paguaj?

Punonjësi: Po!

Stop: Pse?

Punonjësi: Lexuesi kur ka ardhur, për shembull në qershor, ti mund të kesh konsumuar 200 kË, ai  të ka vënë 90 kË. Këtë e mbajnë për muajin tjetër, muajin tjetër e njëjta gjë. Ju s’keni faj fare, fajin e ka ai faturuesi. Atë faturistin e kanë hequr, nuk është më ai.

Stop: Dhe t’i paguaj unë?

Punonjësi: Këto t’i kanë vënë ata të drejtorisë, të task forcës, që t’i kanë vënë të gjitha.

Stop: Faturisti mbaroi punën, mori rrogën e tij, iku në shtëpi, unë do paguaj 600?

Punonjësi: Po!

Stop: Këtë po më thoni?

Punonjësi: Po!

Stop: Për faj të faturistit unë duhet të paguaj 600-en?

Punonjësi: Po!

Por Aliu thotë se nuk ka ndërmend të paguajë për fajin e faturistit dhe punonjësi i përgjigjet se as ai nuk do ta bënte. Pas interesimit të emisionit, punonjësi i OSHEE tha se rasti do të verifikohet.

Punonjësi: I ka të konsumuara.

Gazetari: Ata janë të rregullt dhe i kanë paguar të gjitha një më një.

Punonjësi: Ka pasur muaj që është konsumuar më shumë.

Gazetari: Si vërtetohet kjo?

Punonjësi: Me leximin, që ka në matës.

Gazetari: Kush e ka lexuar?

Punonjësi: Lexuesi. Nuk është vetëm për marsin, është e akumuluar edhe  për muaj të tjerë.

Gazetari: Po ata kanë paguar aq sa u kanë ardhur dhe i kanë paguar. Ç’punë  kanë ata të paguajnë një shumë të tillë, që është absurde?

Punonjësi: Nga muaji në muaj, janë mbledhur të gjitha.

Gazetari: Nuk është hera e parë, mesa më thanë familjarët. Këta janë dy të moshuar që, me një copë pension, të paguajnë ata tani 700 mijë lekë?

Punonjësi: Do të verifikohet rasti në vend.

Gazetari: Edhe ti nuk i paguan dot aq.

Punonjësi: Jo, s’i paguaj.

Gazetari: As unë nuk i paguaj.

/tvklan.al