Një kategori e prekur nga izolimi për shkak të koronavirusit janë edhe studentët. Një pjesë e madhe e tyre për të përballuar studimet punonin nëpër bar kafe, biznes i cili vijon të jetë i mbyllur.

33.8% e studentëve të pyetur banojnë në shtëpi me qira, por nuk kanë përfituar nga Akti Normativ i qeverisë për shtyrjen e pagesës së qirasë pasi nuk kanë kontrata. Ndërkohë që 6.8% e studentëve jetojnë në konvikt, dhe kërkojnë rimbursimin e pagesës për muajin që nuk janë. Pagesa për një studenet në Qytetin Studenti është 45 mijë Lekë në vit.

Studentët kanë paguar tarifat e shkollimit për të marrë shërbim, por asetet e Universiteteve nuk po përdoren. Ndaj sipas Qëndresës Qytetare në momentin që ata po e bëjnë mësimin online, Universitetet duhet t’u reduktojnë ose t’u heqin tarifën. Sepse kostot për shumë studentët janë të papërballueshme. Ndërkohë që pjesa më e madhe e Universiteteve kanë ngelur në klasë për shërbimin e ofruar.

Pyetësori është zhvilluar online me 720 studentë në 9 Universitetet publike gjatë periudhës 9 Mars – 14 Prill 2020.  Rreth 30% e tyre janë shprehur se nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin online rregullisht.

Klan Plus