Të rinjtë janë në kërkim të një përvoje pune. Panairi i Punës i organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë ngjalli interesin e studentëve, të cilët kërkojnë kryesisht mundësi për praktika apo trajnime të fushat e tyre të studimit.

I pranishëm në panair, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja teksa tha se po punohet që të rinjtë të rrinë në Shqipëri, vuri theksin edhe tek rritja e pensioneve.

Blendi Gonxhe: Ne do bëjmë ç’mos që të ngremë pagat, do bëjmë ç’është e mundur sivjet që të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reformë të plotë të pensioneve, nuk mund të jenë në këtë gjendje që i kemi trashëguar, do duhet të ndërhyjmë fort.

Një nga sektorët e ekonomisë që emergjencë ka gjetjen e fuqisë punëtore është ai i turizmit.

Zak Topuzi: Ka 1600 hotele që kanë nevojë për staf manaxhues. Është çështja e njerëzve të kualifikuar.

Rreth 65 kompani të sektorit bankar, konsulencës, telekomunikacionit, inovacionit dhe turizmit ofruan për studentët në panair mundësi pune dhe internshipi.

Tv Klan