VanesaTi kërkosh ndihmë prindërve apo të marrësh një kredi në bankë? Absolutisht jo! Një 25 – vjeçare nga Anglia është diplomuar në Drejtësi duke u zhveshur në webcam.

Vanessa Knowles, falë 22 mijë admiruesve në internet ka arritur të akumulojë 14 mijë sterlinat e nevojshme për shkollën, por jo vetëm, ajo ka blerë edhe një apartament në qendër të Londrës dhe fiton deri në 50 mijë sterlina në vit.

Vanessa e nisi zhveshjen e saj në internet në 2012 kur u trasferuar në Londër. Gjatë orëve që nuk ishte në bibliotekë duke studiuar ajo zbaviste admiruesit e saj, për të cilët shpenzon deri në 12 orë në javë.

E.K