qumeshtiProduktet e qumështit të bëjnë mirë apo keq? Kjo është pyetja e cila ka marrë përgjigje në bazë të një studmi të kryer nga Universiteti i Harvard, ku thuhet se produktet e qumështit favorizojnë kancerin.

Rezultatet e një anketimi ushyqes të kryer nga një grup studiuesish në Univesristetin e Harvardit, (një nga më të vjetërit dhe më prestigjozët në SHBA), janë dakord me ata që argumnetojnë se një konsumim i lartë i produkteve të qumëshit mund të sjellë rritjen e rrezikut për sëmundjet e rënda, përfshirë dhe kancerin.

Grupi i studiuesve amerikanë ka hartuar një udhëzues për ushqimet që duhet të konsumohen, për të shmangur në këtë mënyrë produktet apo reklamimet e industrive, ku është e qartë rënia e produkteve të qumshtit (kos, djathë etj).

Veç të tjerash në mesin e të metave që janë identifikuar në lidhje me konsumimin e produkteve të qumshtit, pra veç rrezikut të lartë të ekspozimit ndaj sëmundjeve të rënda, si kanceri apo kanceri i prostatës, bën që konsumimi i tepërt i tyre të rrisë yndyrnat dhe kimikatet në trup.

Falë këtij studimi do të mund të kemi mundësinë për të zëvendësuar produktet tradicionale të qumshtit me ushqime të tjera të tilla, si perimet (lulelakër, brokoli, lakër etj) dhe duke konsumuar në mënyrë të vazhdueshme ujë.

tvklan.al