Dallgë të mëdha u përplasën në breg në Cornwall ndërsa Stuhia Kathleen goditi Britaninë e Madhe.

Dhjetëra fluturime në Mbretërinë e Bashkuar u anuluan të shtunën duke lënë udhëtarët të bllokuar në Edinburg, Belfast, Manchester dhe Birmingham.

Ky është momenti kur një avion përpiqet të ulet në pistën e aeroportit, por për shkak të erërave të forta i duhet të ngrihet sërish në fluturim për t’u ulur më pas i sigurt.

Reshjet e shiut dhe erërat mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në orët në vijim.

Lundrimi i trageteve është pezulluar ndërsa autoritetet kanë lëshuar edhe një paralajmërim për përmbytje në të gjithë vendin. Ndërkohë në Irlandë stuhia la mijëra familje irlandeze në errësirë të plotë.

Klan News