gjiknuri

Përfaqësues te industrise minerare në vend  i kërkojnë qeverisë ulje të taksës së  rentës minerare dhe lehtësi të tjera fiskale.

Ata thonë se  kjo industri po përballet me vështiresi të shumta financiare për shkak të  rënies së çmimeve të këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare.

Lidhur me këto kërkesa, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri tha se në muajin shkurt do të dilet me masa konkrete për t’i dhënë një zgjidhje situatës.

Gjiknuri tha se Kina , një nga importuesit  kryesorë të kromit nga Shqiperia, ka ulur ndjeshëm kërkesën për minerale shqiptare.

Tv Klan