8b7c0a3deab9f9237a5e5447c2a6dbd4_L

Xhevahir Sukaj shpëtoi Partizanin nga humbja ndaj Flamurtarit. Takimi i zhvilluar në “Qemal Stafa” përfundoi në barazim 1 – 1. Vlonjtatët që luajtën thuajse të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi Telushi mori karton të kuq, kaluan të parët në avantazh me Ylli Hoxhën.

Përpjekjet e Partizanit sollën rezultat në fundin e kohës së rregullt. Xhevahir Sukaj realizoi golin që shmangu një disfatë tjetër në kampionat.

Më herët gjatë ditës së shtunë Bylisi mundi thellë 4 – 0 Tërbunin në përballjen luajtur në Ballsh. Kjo është fitorja e parë sezonale ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë për ekipin mallakastriot. Java e 20 e Superligës do të ketë të dielën ndeshjet e tjera.

Tv Klan