Atentati ndaj autobusit të futbollistëve të Borusias së Dortmundit, është një sulm terrorist. Konfirmimi vjen prokuroria gjermane, e cila nuk dha detaje të tjera rreth motiveve që shtynë autorët.

Policia vuri në pranga një 25-vjeçar irakian dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person me shtetësi gjermane. Sipas autoriteteve në Gjermani, të dy ishin frekuentues të mjediseve ekstremiste islamike në rrethinat e Dortmundit.

Pista më e mundshme është ajo e hakmarrjes për bombardimet e Gjermanisë ndaj terroristëve. Hetuesit gjetën një letër pranë vendngjarjes, e cila niste me shprehjen “Në emër të Allahut”. Në të përmendej sulmi terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe bombardimet e Gjermanisë në Siri.

3 eksplozive shpërthyen pranë autobusit te ekipit te Borusias se Dortmundit, duke ngjallur panik te futbollistet që po i drejtoheshin stadiumit. Lojtari Marc Bartra, mbeti i plagosur nga sulmi. Ai iu nënshtrua një operacioni në krah.

Gjermania është në alarm maksimal pasi mund të jetë sërish në shënjestër të sulmeve të ngjashme. Mynihu është totalisht i blinduar pasi këtë mbrëmje zhvillohet një tjetër ndeshje e rëndësishme, Bayern Mynih- Real Madrid, që pritet të bledhë mbi 100 mijë tifozë në qytet.

/TV Klan