Autoritet turke kanë bllokuar Facebookun, dhe Twittterin pas shpërndarjes masive të fotove ku tregohej masakra nga shpërthimi autombomba që vrau 37 persona dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Pas një urdhëri të imponuar nga Gjykata, agjensia e telekomunikacionit të Turqisë TIB ka bllokuar qasjen në rrjetet sociale.

Aksesi në rrjete sociale u bllokua pasi njerzit filluan të postojnë foto të viktimave që mbetën të vrarë mnë këtë sulm.

Mediat gjithashtu kanë qenë të ndaluara të rasporojnë aspekte të ndryshme përsa i përket ngjarjes.

Njerëzit në Turqi janë të frikësuar sepse ky është sulmi i dytë me bombë brenda një muaji. Deri tani asnjë grup terrorist nuk i ka marrë përsipër sulmet që tronditën Ankaranë./tvklan.al