Dy persona të tjerë janë arrestuar sot në Uells, të dyshuar se kanë lidhje me sulmin që ndodhi në Parsons Green. Personat e ndaluar në Newport janë të moshës 48-vjeçare dhe 30-vjeçare.

Arrestimi i tyre u bë pasi polica arrestoi një 25-vjeçar në një adresë tjetër në Newport të martën.

Tani bëhet fjalë për pesë të dyshuar në lidhje me sulmin në Londër.

“Kjo është pjesë e hetimit. Ka patur shumë lëvizje që nga sulmi të premten. Detektivët tanë i kanë shtrirë hetimet në mënyrë që të zbulojmë rrethanat që qëndrojnë pas sulmit

,” tha shefi i policisë Metropolitane për kundër-terrorizmin, Dean Haydon.

Rreth 30 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi të një bombe artizanale në tren në një metro të Londrës.

/tvklan.al