Irakiani 26 – vjeçar i arrestuar nga policia gjermane si autor i dyshuar i sulmit ndaj autobusit të skuadrës së Borussia Dortmund dyshohet se është anëtar i të vetëquajturit shteti islamik.

Prokurorët gjermanë, të cilët identifikuar 26 vjeçarin si Abdul Beset, thanë se deri tani kanë pak të dhëna që ai të jetë i lidhur me sulmin ndaj autobusit të ekipit gjerman të futbollit.

Megjithatë, 26 – vjecari nuk do të lihet i lirë, pasi dyshohet se është anëtar i ISIS.

Sipas prokurorëve, 26 vjeçari ka udhëtuar në Turqi dhe nga aty ka hyrë në Gjermani në vitin 2016. Përgjatë kësaj kohe ai ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me jihadistet e ISIS.

Një shtetas gjerman gjithashtu është i dyshuar për sulmin ndaj skuadrës futbollit, por nuk është arrestuar nga policia gjermane.

Tre letra identintike në të cilat merrej përgjëgjësia për sulmin, u gjetën pranë vendit të ngjarjes. Prokurorët thonë se letrat nuk përmbajnë simbolet identifikuese të ISIS.

3 eksplozivë shpërthyen pranë autobusit të ekipit të Borusias së Dortmundit, duke ngjallur panik të futbollistet që po i drejtoheshin stadiumit.

Lojtari Marc Bartra, mbeti i plagosur nga sulmi. Ai iu nënshtrua një operacioni në krah.

Tv Klan