Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Peristeri të Athinës. Persona të panjohur janë në banesë dhe kanë qëlluar mbi një çift shqiptarësh, duke lënë të vrarë gruan 50-vjeçare dhe plagosur bashkëshortin e saj të moshës 50 vjeç.

image

Siç raporton agjencia zyrtare greke, ANA-MPA, ngjarja ka ndodhur në orën 02,00 pas mesit të natës, në rrugën Olympu në Peristeri.

Porta e banesës nuk ka shenja dhunimi, çka dëshmon se viktimat ndoshta i njihnin autorët e krimit. Këta kanë qëlluar në kokë gruan dhe bashkëshortin, ndërsa kanë plagosur me sende të forta edhe djalin 27-vjeçar, ndërsa nuk kanë prekur vajzën 17-vjeçe.

image

Burrë e grua u dërguan në spitalin Attiko, ku u konstatua vdekja e 50-vjeçares, ndërsa bashkëshorti po kurohet në gjendje të rëndë./ tvklan.al