Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Prokurorinë e Posaçme dhe strukturat e policisë në aksionin e zhvilluar së fundmi në disa qytete. Balla deklaroi nga Madridi ku po zhvillon një vizitë zyrtare se bëhet fjalë për persona që ushtrojnë aktivitetin kriminal dhe jashtë Shqipërisë.

Taulant Balla, Ministër i Brendshëm: Është një operacion që ndërlidhet bëhet fjalë për personazhe të krimit në Shqipëri të cilët nuk kanë zhvilluar dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre vetëm në Shqipëri por bëhet fjalë për aktivitete kriminale të zhvilluara në disa vende evropiane, përfshirë edhe Spanjën në fakt.

Gjatë vizitës në Spanjë, ministri Balla u prit nga homologu Fernando Grande Marlaska. Ata nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi që do të konsistojë në luftën e përbashkët  ndaj krimit të organizuar apo dhe trafikut të drogës.

Taulant Balla, Ministër i Brendshëm: Kemi çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Spanjës dhe përmes saj me Policinë Kombëtare spanjolle sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike e trafikut të paligjshëm të emigracionit.

Është rënë dakord që të ngrihen grupe të përbashkëta mes policisë për identifikimin e personave të përfshira në aktivitete të paligjshme.

Klan News