Kjo fundjavë në kampionatet europiane do të jetë e mbushur me ndeshje që është pak të thuash interesante. Rivalitet në maksimumin e mundshëm edhe për renditjen dhe objektivat që kanë skuadrat këtë sezon. Në Milanon sportive askush nuk flet tjetër veç për derbin Inter – Milan. Zikaltrit janë të tretët në renditje ndërsa kuqezinjtë me shumë miliona sivjet, pas dy humbjeve radhazi kanë rënë në vendin e 7.

Në Torino është tjetër histori, Juventus pret Lazion. Shumë sfida brenda njërës. Ka pak pjesë edhe Shqipëria me portierin Thomas Strakosha, i cili nuk mundi të ishte përballë Buffon në ndeshjen e Loro Boriçit.

Ndërsa në Roma pret Napolin e papërmbajtshëm që kryeson me pikë të plota kampionatin italian.

Ekip për tu ndalur në Spanjë është Barcelona që i ka të 7 ndeshjet fitore. Detyrën e vështirë këtë javë e ka Atletico Madrid që gjendet në vendin e 4.

Të gjitha janë superndeshje, që për t’i ndjekur kërkojnë më shumë se një ekran televizori./Tv Klan