Tirana–Teuta dhe Kukësi–Partizani janë sfidat më të rëndësishme

Tirana–Teuta dhe Kukësi–Partizani janë ndeshjet më të rëndësishme të javës së dytë të Superligës.

Bardheblutë e nisën mbrojtjen e titullit me fitore dhe tani synojnë që të marrin 3 pikët edhe ndaj skuadrës durrsake. Sfida do të luhet sërish larg kryeqytetit, pasi fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” po rehabilitohet.

Tirana do të presë Teutën të dielën në Pogradec. Kukësi dhe Partizani që dolën pa pikë nga sfida e javës së parë do të përpiqen të korrigjojnë gabimet në këtë sfidë.

 “Do jemi më shumë të kujdesshëm, që të kemi më shumë ekuilibra në të gjitha fazat. Do shohim edhe çfarë strategjie do të ketë kundërshtari. Ndeshja i ka të tria rezultatet brenda. Edhe Kukësi do të bëjë të njëjtën gjë, do kërkojë 3 pikët”, tha trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

Përballja mes ekipeve që kanë rivalizuar vitet e fundit do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Java e dytë e Superligës plotësohet me ndeshjet Laçi–Kastrioti, Apolonia–Bylis dhe Skënderbeu–Vllaznia që do të zhvillohen po të dielën.

Tv Klan