Nga një herë frika të bën më të guximshëm. Ky çiklist që është i fundit në grupin e tij, duke e parë pozicionin aspak të favorshëm në krahasim me rivalët gjeti mënyrën më të mirë për të parakaluar. Eliminon përplasjen me ajrin dhe bëhet me aerodinamik se të tjerët.

Në një terren në zbritje nuk e ka shumë të vështirë ti parakalojë.

I afrohet edhe kryesuesit të grupit i cili po ndihmohet nga një motoçikletë që i çan ajrin.

Ka marrë aq shumë shpejtësi sa nga skuadra e tij i thonë të ngadalësojë.

Parakalon dhe të parin dhe i afrohet motoçikletës drejtuesi i të cilës pasi habitet shikoni se ç’bën.

Çiklisti quhet Michael Guerra, dhe nuk është hera e parë që ndërmerr një iniciativë të tillë për të fituar garën.

Tv Klan