Aktorja turke Nursel Kose njihet nga të gjithë shqiptarët me rolin që ka pasur në serialin e famshëm “Fate të Kryqëzuara”.

Me karakterin e saj mjaft komik në serial, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Nursel aktualisht është 59 vjeç dhe vazhdon të gëzojë ende forma të mira fizike.

Së fundmi aktorja ka postuar disa foto me bikini nga pushimet, ku ka surprizuar të gjithë me pamjen e saj. Ajo ka marrë pëlqime dhe komplimenta të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Rikujtojmë se Nursel është e martuar me një violinist gjerman Ulrich Mertin. /tvklan.al