vjena

Ndryshe nga një vit më parë kur shtrëngimi i duarve mes Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç në Berlin u cilësua si historike, në samitin e Vjenës, takimi i dytë i gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor si pjesë e nismës së ndërmarrë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel gushtin e shkuar, Rama dhe Vuçiç përvecse miqësor, jane shfaqur të unifikuar në qëndrimet e tyre për mënyrën sesi Bashkimi Europian duhet të mbështesë prespektivën europiane të këtyre vendeve.

Rama dhe Vuçiç në krah dhe të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn janë vendosur përballë një paneli të përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile të vendeve të Ballkanit për të folur për sfidat e bashkëpunimet mes këtyre vendeve të këtij rajonim, por dhe mbështetjen e nevojshme nga Bashkimi Europian.

Të dy kryeministrat kanë qenë të qartë në qëndrimin e tyre për mënyrën sesi e shikojnë uninionin vendet e Ballkanit.

Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se BE duhet të ketë një qasje strategjike për vendet e Ballkanit duke përshpejtuar çeljen e negociatave.

Por për Komisionerin Hahn nuk ka dyshime që vendet e Ballkanit janë pjesë e Europës.

Në këtë samit, i cili do të vijojë dhe ditën e enjte do të shihet progresi i bërë nga Samiti i Berlinit, si dhe do të përpiqet të zhvillojë më tej bashkëpunimin mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për trajtimin e sfidave të tyre të përbashkëta, veçanërisht migrimin, një ndër temat kryesore të Samitit kjo, por dhe për mbështetjen financiare për projektet e përbashkta kryesisht në infrastrukturë.

Mësohet se Komisioni Evropian ka vendosur që të japë një shtesë prej 1.5 milionë euro fonde humanitare për të asistuar refugjatët dhe emigrantët në Serbi dhe Maqedoni.

Tv Klan