SHBA- Një automjet ka përplasur një turmë njerëzish në afërsi të aeroportit të Bostonit.

Sipas BBC, e cila citon policinë amerikane disa këmbësorë kanë qenë duke ecur në momentin që janë përplasur nga një taksi.

The Boston Globe raporton se numri i të plagosurve është 9 persona. Nuk dihen ende detajet e këtij incidenti. /tvklan.al