Taulant Seferi dhe goli po shndërrohen në një binom të pandashëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte sërish protagonist me Bani Yas, pasi shënoi golin e vetëm në humbjen 2-1 ndaj Shabab Al-Ahli Dubai.

Një ekzekutim perfekt nga ana e Seferit, që i vetëm përballë portierit e kishte të thjeshtë të shënonte shumë afër pikës së bardhë të penalltisë. Ishte pikërisht 27-vjeçari që bëri presion tek mbrojtja kundërshtare, e cila gaboi dhe i krijoi hapësirën për të shënuar Bani Yas. Performanca e tij u vlerësua me notën 7.1.

Gol me tepër peshë për ish-lojtarin e Tiranës, pasi ishte i 11-ti në 23 ndeshje këtë sezon. Bilanc i mirë për të çka tregon se është në formë para kampionatit Europian të kësaj vere. Praktikisht një gol çdo dy ndeshje për Seferin, i cili pritet të jetë pjesë e listës prej 26 futbollistësh të Silvinjos.

Sulmuesi kuqezi është golashënuesi më i mirë i Bani Yas që po vuan këtë sezon, pasi gjendet vetëm 9 pikë nga zona e rënies nga kategoria. Me fanellën e skuadrës arabe, Seferi ka asistuar në 5 raste, duke kontribuar në total në 16 nga 31 golat e shënuar prej Bani Ya.

KIan News