Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman së fundmi ka nisur xhirimet e një seriali të ri të titulluar “Seref Sozu” me aktoren Sude Guler. Ai ka publikuar një foto me Suden ku shihen të dy shumë të dashuruar.

Fansat e tij e kanë ngacmuar me komente dhe e pyesin nëse i bëhet bashkëshortja xheloze. Ai ka preferuar t’i kthejë përgjigje të gjithëve përmes një postimi në Instastory, ku shihet fotoja e Almedës dhe shkruan: “Mbretëresha ime! Gruaja ime! Dashuria ime”.

Më këtë postim Tolghani ia ka mbyllur gojën të gjithë fansave kuriozë dhe tregon se ai e do aq shumë Almedën sa nuk ka vend për asnjë xhelozi. /tvklan.al