1Terapisti amerikan Sean Stephenson tregon për të përditshmen britanike “Mirror” se jeton një martesë të shëndetshme me bashkëshorten e tij Mindie Knis, pavarësisht diferencës së madhe në gjatësi.

Çifti është njohur përmes një miku të përbashkët në 2009 dhe është martuar në 2012, pasi Mindie u transferua në Chicago për të qenë pranë Sean.

Sean Stephenson ka thënë se është kënaqësi të jesh i martuar me një grua të tillë. Nuk ka ditë që une nuk i them asaj mbi 8000 herë se e dashuroj, shprehet ai.

Njerëzit mendojnë se Mindie është kaq e mirë që është dashuruar me mua, por ata gabohen. Edhe pse është e pabesueshme thotë terapisti, jam unë që kujdesem për të.

Çifti gjithashtu ka përgënjeshtruar edhe zërat që kanë thënë se Sean nuk mund ta kënaqë bashkëshorten seksualisht dhe se kjo e fundit qëndron me të vetëm për para.

Sean Stephenson është 35-vjeç dhe 91 cm i gjatë. Ai njihet në Amerikë si terapist dhe spiker i fjalime motivuese.

tvklan.al