Në këtë shtëpi, në periferi të Tiranës, jeton prej dy vitesh Islam Madhi me gruan, nënën dhe katër fëmijët e tij. Përpara dy vitesh, familja Madhi erdhi nga miniera e Mushqetasë në këtë truall dhe ndërtoi një shtëpi sa për të futur kokën. Ata shprehen se jetojnë në kushte tepër të këqija. I vetmi krah punë në këtë familje prej 6 anëtarësh është Islami i cili punon në ndërtim dhe paguhet mesatarisht 100 mijë lekë të vjetra në muaj.

Fëmijët shkojnë në shkollë, por u duhet të bëjnë një rrugë të gjatë për të mbërritur deri atje. Dhe sot që është e dielë, Islami ka qenë në Tiranë për të kërkuar punën e përditshme e për të sjellë në shtëpi lekët e bukës. Ndërsa fëmijët e tij tek luajnë në cepin e oborrit të tyre, mund të shohin një tjetër pamje, ndryshe nga ajo e shtëpisë së tyre./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori