Një 30 – vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në rrugën “Mikel Maruli”, pranë Unazës së Re në kryeqytet, pas një konflikti që ndodhi në ambientet e një studioje tatuazhesh.

I plagosuri është Gentian Rrahmani. Ai mori një plagë në trup dhe u dërgua në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një operacioni.

Burimet policore thanë se aktualisht i plagosuri është jashtë rrezikut.

Dyshimet e policisë për ngjarjen janë drejtuar mbi konflikte të mundshme që i plagosuri ka pasur në këtë zonë.

Kjo pasi sipas policisë, Rrahamani njihet si person problematik. Së paku një herë ai është arrestuar për rrahje të një personi pak muaj më parë ndërsa është liruar më vonë.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e disa personave të dyshuar, por ende nuk ka persona të ndaluar.

Tv Klan