Linderët botëror kanë reaguar në lidhje me sulmin me armë në qendrën tregtare në Mynih.

Duke e cilësuar Gjermaninë si një prej aleatëve më të afërt të SHBA-ve, presidenti amerikan Barack Obama është zotuar se do t’i japë Gjermanisë çdo lloj ndihme që i nevojitet.

Ai ka shtuar se këto të shtënat na kujtojnë se jeta, liria dhe aftësia e njerëzve për të bërë çdo gjë varet nga forca e ligjit, ndërsa ka thënë se ende nuk është e qartë ajo që ka ndodhur në Mynih.

“Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur, por zemrat tona shkojnë me ata që janë të lënduar”, ka thënë ai.

Presidenti gjerman Joachim Gauck është shprehur “thellësisht i tronditur” nga “sulmi vrastar” në qendrën tregtare

“Ndihem i lidhur me të gjitha ata që po ndërhyjë për të shtëpuar jetë dhe për të mbrojtur popullatën

“, ka thënë ai.

Ndërsa presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, ka shkruar në rrjetin social Twitter se: “E gjithë Europa është tani me Mynih-un”

Edhe kryeministri italian Matteo Renzi i është drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel duke i thënë se merr pjesë në dhimbjen e popullit gjerman./tvklan.al