Antonis Constantinides do të vijojë të jetë trajner i Kombëtares së basketbollit të meshkujve. Qiprioti firmosi të premten rinovimin e kontrates për të drejtuar kuqezinjtë e koshit në garën kualifikuese të Botërorit 2019.  Në fazën paraeliminatore që do të zhvillohet në gusht Shqipëria do të përballet me Hollandën dhe Austrinë me vendosmërinë për të shkuar më tej.

Antonis Constantinides (Trajner i Kombëtares së basketbollit)

Objektivi është që të qëndrojmë në dy vendet e para dhe e kemi shansin. Duhet të kalojmë në fazën tjetër kualifikuese ku na presin sfida të tjera me ekipe më të fortë.

Vitin e kaluar u mendua për të rinovuar ekipin, por kësaj here kërkohen rezultate, madje më të gjitha grupmoshat.

Avni Ponari (President i FSHB-së)

Trajnerëve do ti kërkojmë rezultate. Duam të tregojmë këtë vit se jemi në në një stad tjetër

.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari tha se të gjithë trajnerët e përfaqësueseve të tjera do të jenë shqiptarë. Stafeve do t’i bashkohen edhe koordinatorë, emra të njohur të basketbollit vendas.

Tv Klan