Tekonologjia ka bërë që edhe futbolli të pësojë një revolucion në mënyrën se si po zhvillohet. Detajet janë të rëndësishme dhe ndihmojë stafin teknik të marrë vendime.

Për këtë mendon video-analisti, i cili përpunon materiale që më pas i japin mundësinë trajnerit të ndryshojë taktikën në një ndeshje.

“Në FSHF kemi 5 analistë për ekipet kombëtare. Me kompjuterin me tekonoligjinë futbolli ka ndryshuar dhe detajet kanë shumë rëndësi. Ekipi është ndryshuar dhe përmirësuar edhe me përdorimin e tekonogjisë”, thotë videoanalisti i Kombëtares, Alarico Rossi.

Italiani Alarico Rossi, i cili është edhe lektor në kursin e videoanalistëve në FSHF, punon me Kombëtaren prej 8 vitesh.

Ai thotë se puna e trajnerit Sylvinho përqëndrohet shumë në analizën e videove të ndeshjeve apo lojtarëve kuqezi.

“Sylvinho është një trajner shumë tenkologjik ai qëndron 12 orë në zyrë duke punuar”.

Në Europian ku Shqipëria do të marrë pjesë falë teknologjisë mund të ndërhyet edhe gjatë ndeshjes.

“Ne Europian ne mund të korrigjojmë edhe brenda ndeshjes, pasi kemi një sistem për të dërguar video nga tribuna në pankinë. Shpresoj të shkojmë sa më larg”.

Kombëtarja e Sylvinho është pjesë e Grupit B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Ndeshjet e Shqipërisë dhe të gjitha skuadrave të tjera do t’i ndiqni nga 14 Qershori deri më 14 Korrik ekskluzivisht në Tv Klan.