seman

7 hektarë pyje janë djegur pasditen e së dielës në zonën në bregun e Semanit në Fier. Terreni i vështirë ka bërë që mjetet zjafikëse të mos mbërrinin dot në vendin e ngjarjes.

Punonjësit e zjarrëfikëses kanë punuar vetëm që flakët të mos përhapeshin. Në këto kushte është parë e domosdoshme ndërhyrja nga ajri.

Një orë pas njoftimit nga Prefektura e Fierit, Drejtoria e Emergjencave  ka dërguar një helikopter ujëhedhës. Vetëm me ndërhyrjen e tij flakët janë vënë nën kontrroll.

Ende nuk ka të dhëna të sakta për shkaqet e rënies së këtij zjarri masiv, por dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Nuk dihet as dëmi që është shkaktuar nga flakët.

Një tjetër zjarr u raportua gjatë së dielës në pyjet e fshatit Qarrishte në Librazhd, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë. Të favorizuara edhe nga temperaturat e këtyre ditëve, zjarret kanë përfshirë edhe disa pyje në Bulqizë.

Tv Klan