Mes Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë tensionet mbi Detin Egje. Mediat greke raportojnë se turqit provokuan helikopterin me të cilin po udhëtonte Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos.

Kreu i shtetit grek po fluturonte drejt ishullit të Rodhosit ku dhe do të ulej. Gjatë fluturimit, autoritetet turke komunikuan në radio me helikopterin e presidentit grek duke i thënë se ka shkelur në hapësirën ajrore të Turqisë.

Por, kjo nuk përfundoi me kaq. Më pas turqit komunikuan me forcat ajrore për shkeljen hapësinore nga ana e helikopterit me të cilin udhëtonte Presidenti Pavlopoulos. Bashkë me të në bord ishte edhe ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Autoritetet turke paralajmëruan sërish se helikopteri ishte në hapësirën e Turqisë kur po udhëtonte drejt ishujve të tjerë Farmakonisi dhe Agathonisi.

/tvklan.al