Pasi Senati amerikan miratoi sanksionet e reja ndaj Rusisë, është kundërpërgjigjur Moska zyrtare.

Rusia ka urdhëruar shkurtimin e numrit të stafit diplomatik amerikan që shërben në Moskë.

Në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Moskë punojnë 455 persona.

Ky numër duhet të zvogëlohet sipas urdhrit më të fundit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Moska zyrtare ja ka bërë me dije këtë urdhër Uashingtonit.

/tvklan.al