Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi tentoi të vriste me armë një 52-vjeçar për shkak të një konflikti mes tyre.

Policia thotë se i dyshuari është me iniciale D.A nga fshati Zajs i Mirditës. 46-vjeçari tentoi të vriste me armë zjarri 52-vjeçarin me iniciale V.A. pas një konflikti për motive të dobëta, midis tyre.

Materialet hetimore e proçeduriale do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Lezhë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” ”  Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

/tvklan.al