betinaVajza 21 vjeçare e Minsitrit të Drejtësisë Nasip Naço, Betina është bërë pre e një agresioni, që fatmirësisht është mbyllur pa pasoja.

Lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht por burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja është shënuar pasditen e 12 nëntorit. Dy të rinj i janë afruar vajzës në hyrje të pallatit ndërsa ajo kthehej në apartamentin pranë zonës së ish-bllokut.

Dy agresorët pasi i kanë mbyllur gojën, i kanë vendosur pistoletën në kokë 21-vjeçares. Njëri prej tyre ka arritur t’i marrë edhe çeslat e apartamentit.

Sipas policisë ngjarja u cilësua si grabitje me dhunë e mbetur në tentativë, por nuk përjashtohen shkaqet e një sulmi për shkak të detyrës së Ministrit Nasip Naço.

Policia thotë se ka administruar pamjet e disa kamerave të sigurisë së disa bizneseve pranë ku mendohet se janë parë lëvizjet e dy personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Por kqyrja e pamjeve nuk e ka ndihmuar policinë në identifikimin e  dy agresorëve.

Që prej kësaj ngjarje lëvizjet e familjes së Ministrit Naço mbahen nën mbikqyrje 24 orë nga efektivët e policisë.

Tv Klan