Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë vënë në pranga 41 – vjeçarin Ervin Braho, banues në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se 41 – vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ishte kallëzuar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, me iniciale S. Gj.

Sipas kallëzimit, Braho, përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar t’i japë në formë rryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Korrupsion Aktiv të Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarve të tjerë të drejtësisë”./tvklan.al