Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë është regjistruar në një pozicion ku Koreja e Veriut teston bombat bërthamore.

Alarmin e ka ngritur një agjenci amerikane duke shtuar kështu frikën se Koreja e veriut ka testuar një tjetër bombë me hidrogjen.

Agjencia e Vëzhgimit Gjeologjik Amerikan tha se e regjistruan tërmetin 23 km në veri-lindje të  Sungjibaegam që njihet si një pozicion ku bëhen testime bërthamore.

 Testi i fundit bërthamor që kreu Pyongyang-u ndodhi më 3 shtator dhe shkaktoi një tërmet me magnitudë 6.3 ballë.

Regjimi i Koresë së Veriut i ka rritur testimet e raketave bërthamore këto vitet e fundit duke rritur kështu në mënyrë të ndjeshme edhe tensionet me tyre dhe SHBA-së.

/tvklan.al