Një tërmet me magnitudë 4.2 ka lëkundur këtë të hënë Italinë qendrore, pranë qytetit të Amatrice.

Sipas mediave fqinje, lëkundjet u ndjenë rreth orës 00:34.

Tërmeti u pasua nga 15 lëkundje të tjera, me një thellësi prej 8 kilometrash, mes provincave të Rieti dhe L’Aquila.

Lëkundjet sizmike mësohet se u ndjenë edhe në rajonin e Abruzzo, Lazio e Marche.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Një vit më parë, një tërmet me magnitudë 6.2 goditi vendin, duke i marrë jetën 299 personave.

237 persona vdiqën në Amatrice, teksa ndërtesat u shkatërruan tërësisht dhe një operacion masiv shpëtimi u ndërmor nga autoritetet./tvklan.al