Maqedonia është goditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme me epiqendër në Ohër.

Mediat maqedonase raportojnë se tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 3.4 në një thellësi prej 2 kilometra.

Kurse tërmeti i dytë ka qenë me magnitudë më të vogël, 2 ballë, dhe ra në një thellësi prej 1 kilometër.

Nga tërmeti nuk raportohet për persona të lënduar apo për dëme materiale. Kujtojmë se gjatë muajit qershor, toka e Maqedonisë u godit nga rreth 1 mijë tërmete

. /tvklan.al