Formacione sulmuese për të dyja skuadrat

Mes Teutës dhe Partizanit sfida do të jetë me objektivin për të arritur Vllazninë në krye që u ndal nga Kastrioti. Në përballen e “Niko Dovanës” gjithsesi barazimi nuk i bën punë asnjërës. Por si pritet sfida? Të dy skuadrat vijnë nga rezultate pozitive dhe do të zbresin në fushë me formacion sulmues. Të njëjtin rreshtim kanë zgjedhur të dy trajnerët.

Edi Martini me Frashërin në portë do të vendosë 4 mbrojtës: Arapin, Hoxhën, Todorovskin dhe Pjeshkën. Në mesfushë Aleksi Karabeci dhe Emiliano Vila. Në repartin e sulmit do të vendosen Lorenco Vila, Bregu dhe Krasniqi.

Faktori fushë është në favor të durrsakëve megjithëse ky është stadium ku të gjithë kundërshtarët kanë patur mundësinë të bëjnë lojën e tyre.

Edhe Ilir Daja do të vendosë formacionin më të mirë të mundshëm. Për të kuqtë që ndodhen një shkallë më lart në renditje se Teuta është rasti më i mirë për t’iu afruar Vllaznisë.

Me teorinë që ekipi fitues nuk ndryshon, tekniku do të zbresë në fushë të njëjtin formacion si në derbi me Tiranën. Pritet të jetë një ndeshje më shumë strategjike për të siguruar 3-pikëshin. Cila skuadër do t’ia dalë në fund të 90-minutëshit? Kjo do të shihet duke nisur nga ora 16.45.

Tv Klan