Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, nuk tërhiqet nga vendimi i tij për të transformuar Forcën e Sigurisë se Kosovës në ushtri. Në një letër të gjate, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Thaci përveç se sqaron procesin e transformimit të FSK-së, i ka kthyer përgjigje sekretarit Stoltenberg edhe për ultimatumin e vendosur nga N

“Shpreh keqardhje që ju keni paralajmëruar pasoja të mundshme në kuptim të bashkëpunimit në mes FSK-së dhe NATO-s në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së. Unë e kam marrë këtë paralajmërim shumë seriozisht dhe më vjen keq shumë që ju i keni bërë publike këto pasoja menjëherë pas ndërmarrjes së nismës ligjore. Duke pasur parasysh respektin më të madh për NATO-n dhe shtetet anëtarë të saj, më duhet të theksoj se Kosova është e vendosur për të përfunduar këtë proces në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse”

Thaçi thotë se është i pamundur ndryshimi i Kushtetutës pasi kërkohen edhe votat e pakicave ndaj opsion mbetet ndryshimi i ligjit aktual mbi FSK, i cili kërkon një shumicë të thjeshtë parlamentare. Presidenti thotë se FSK-së do t’i ndryshojë emri dhe kapaciteti i armatimeve, nga të lehta në të rënda./ TV KLAN