Armando Broja mund të largohet nga Chelsea drejt Borussia Dortmund këtë verë.

Sipas britanikes “The Sun” bisedimet mes dy klubeve po ecin madje edhe vetë Broja duket i interesuar për të arritur marrëveshjen.

22-vjeçari u huazua te Fulham, por ka luajtur pak ndeshje si zëvendësues. Chelsea është përpjekur të shesë sulmuesin shqiptar, por çmimi i tyre prej 50 milionë Paund është vlerësuar si i lartë nga të interesuarit.

Drejtuesit e Borussia Dortmund duan ta kenë në ekip Armando Brojën, por duke negociuar për shumën që duhet të paguajnë. Broja është nën kontratë me Chelsea deri në 30 Qershor të 2028.

Tv Klan