Posteri i rrallë i filmit horror  ‘Drakula’ i viti 1931 është  shitur për 525,800 dollarë në  Dallas. 

Është  një  shifër rekord  pasi  asnjëherë nuk është vlerësuar  kaq shumë një poster në një ankand.  Ai ka në dukje imazhin  e aktorit Bela Lugosi dhe mbishkrimin Drakula.  Organizatorët  e ankandit tregojnë se  ky film ka vetëm dy postera të veçantë që i kanë rezistuar  kohës.

Këtë kopje  të rrallë  e kanë  vënë  në ankand familja e një kinematografi  i cili e kishte këtë poster që prej vitit 1950.Ndërsa pronari i ri i posterit  ka dashur të mbetet anonim. Kanë  kaluar 86 vite dhe ende ky film është i preferuar nga publiku.

Klan Plus