THIMIOAkuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe një deputeti të PS-së ka lëshuar sot nga salla e gjyqit, Gjergji Thimio. Koleksionisti i veprave të artit, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të bujshëm “Ikonat”, në tetor të vitit të kaluar, thotë se kemi të bëjmë me një hakmarrje pasi ai refuzoi të japë një pikturë origjinale të Onufrit të cilën kryeministri donte t’ia bënte dhuratë këshilltarit të tij, ish- kryeministrit britanik Toni Blair.

“Akuzat ndaj meje, trillim. Refuzova të jepja një pikturë origjinale të Onufrit. Piktura që kushtonte 1 milionë euro ma kërkoi një deputet dhe kryeministri Edi Rama. Pikturën donin t’ia jepnin dhuratë ish-kryeministrit të Britanisë Toni Blair. Pas refuzimit tim për tu dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje. Kërkoj drejtësi. Nuk jam trafikant. 2300 objekte mungojnë nga muzeu personal”.

Ky është një pasazh nga letra që i pandehuri ka lexuar përpara gjykatës.

TV KLAN