Mesazhe dëshpëruese vijnë nga persona të “varrosur për së gjalli” nën dëborën dhe rrënojat e hotelit në zonën turistike të Daindolas, afër Peskarës në Itali.

“Ndihmë, po vdesim nga i ftohti,” raportohet t’i ketë shkruar një prej të bllokuarve nën dëborë dhe rrënoja të dashurve jashtë.

hoteli-2

Ndërkohë, një tjetër mesazh i dërguar nga jashtë “Hotel Rigopiano” u kërkon të bllokuarve nën rrënoja të ruajnë gjakftohtësinë.

Rreth 30 turistë dhe pjesëtarë të stafit të hotelit rezultojnë të jenë bllokuar nën rrënoja pasi një ortek goditi hotelin me katër yje në Italinë qendrore.

hoteli-3

Pamjet dramatike tregojnë se si hoteli 3-katësh u shemb, pasi ishte zhvendosur për metra të tëra. Katër tërmete tronditën zonën ku ndodhet hoteli me lëkundjen që u ndjenë deri në 80 milje larg.

Media raporton se trashësia e dëborës në zonë kishte arritur mbi 4.5 metra si pasojë e reshjeve të dendura ditëve të fundit./tvklan.al