protestaAKPolicia ka shpërndarë me force një grup të rinjsh të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, që protestuan përpara ambasadës greke kundër torturimit deri në vdekjen e Ilia Karelit në burgun e Nigritas.

Protesta nisi në sheshin përpara Piramidës ku protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe hodhën parulla kundër Greqisë. Madje disa kanë grisur dhe djegur flamurin e Greqisë.

Më pas, protesta u zhvendos përpara selisë së ambasadës greke. Në një moment ndërhynë forcat e policisë, të cilat kanë shpërndanë protestën duke përdorur shkopinjtë e gomës.pol2

2 prej aktivistëve janë shoqëruar në komisariat ndërsa raportohen 6 protestues të lënduar.