Bardheblutë munden 3-0 nga Young Boys

Tirana nuk ia doli përballë Young Boys. Në Bernë, bardheblutë u thyen lehtësisht 3-0, në ndeshjen e play-off. Skuadra e Egbo nuk ishte në lartësinë e duhur edhe për faktin se nuk ka zhvilluar ndeshje për shkak të bojkotit të kampionatit.

Gjithsesi rezistenca e Tiranës zgjati për 42 minuta. Fassnacht mundi të depërtonte duke shënuar me kokë. Në pjesën e dytë, Tirana tentoi të reagonte, por e pafuqishme në luftën në ajër. Në minutën e 52-të Young Boys gjeti golin e dytë.

Nsame ndoqi aksioni dhe nuk e pati të vështirë të shënonte. Ishte sërish ai që në minutën e 64 trefishoi rezultatin. 3 minuta më pas Tirana u gjend edhe në inferioritet numerik pasi Torassa mori kartonin e dytë të verdhë.

Në minutat e mbetura skuadra vendase administroi lojën dhe kurseu energjitë edhe pse kishin mundësi të shënonin golin e katërt. Përfundon kështu aventura europiane e Tiranës që nuk mundi të përfitonte nga fati që e çoi në play off pa kaluar turet kualifikuese.

Tv Klan