Kjo media vlerëson transformimin e kryeqytetit shqiptar ndër vite

Tirana është fokusuar sërish nga syri i gazetarëve të huaj. “Tages-Anzeiger”, një gazetë e përditshme  zviceriane është ndalur tek transformimi  i kryqytetit shqiptar pas rënies së komunizmit.

Me fundin e diktaturës metropoli shqiptar u zhvillua dhe këtë e tregojnë investimet e shumta në urbanistikë.

Veçon transforminin e ndërtesës së Piramidës e cila i është rikthyer publikut dhe po shërben si një ‘magnet’ për turistët. Pasi regjimi komunist ra në vitin 1990, anët e Piramidës u improvizuan si një kënd lojërash për fëmijët, në mungesë së hapësirave për ta, por tashmë ajo është shndërruar në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programimin.

Jo vetëm për investimet e reja në urbanistikë dhe mundësitë e shumta që ofron kryeyqyteti, Tirana është kthyer në qytet mjaft të dëshirueshëm për të jetuar.

Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e banorëve që jetojnë në kryeyqytet.

Media zviceriane shkruan se popullsia e Tiranës është pesëfishuar nga 200,000 banorë që kishte në fillim të viteve 1990 në mbi një million që është aktualisht.

Po ashtu vlerësohet se një në tre shqiptarë tani jeton në kryeqytet ose pranë tij. Thekson se investimet në urbanistikë janë bërë në përputhje me respektimin e hapësirave të gjelbra në qytet. Ka parqe ku qytetarët bëjnë piknik, bulevardet janë të mbushura me pemë dhe qyteti është i vendosur mes kodrave të pyllëzuara. Kafenetë, baret dhe jeta e natës vlerëson ndër të tjera nga kjo media.

Vlen të theksohet se falë jehonës se mediave të huaja për Tiranën numri i turistëve ka ardhur gjithnjë në rritje, në kryeqytet sipas statistikave zyrtare. Në Tiranë ndodhen rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike për t’u vizituar.

Klan News