Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së shtunës në një pikë karburanti në zonën e Vaqarrit në kryeqytet.

5 persona kanë mbetur të dëmtuar, dy prej të cilëve kanë marrë dëmtime të rënda. Sipas të dhënave të policisë, pika e që përdorej për të furnizuar makinat me benzinë, ka qënë në brendësi të lokalit, i cili shërbente edhe si karburant.

Shkak për shpërthimin është bërë reaksioni kimik i lëndës djegëse, i cili e ka kthyer benzinën nga gjendje e lëngët në të gaztë.

Hetimet po vazhdojnë për të bërë sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital, dy prej të cilëve janë në moshë të re, 23 dhe 24 vjeç. /Tv Klan