Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “Athina”, në oborrin e banesës së shtetases D. S.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, është deformuar pjesa e poshtme e portës së jashtme.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e vogël lënde plasëse. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit të ngjarjes./tvklan.al