Tiranë- Një 32- vjeçar është gjetur i pajetë në një ndërtesë të braktisur në kryeqytet. Referuar njoftimit të policisë 32-vjeçari me inicialet A.T,  banues në Kombinat Tiranë ishte përdorues i lëndës narkotike të llojit Heroinë prej shume vitesh. Nga veprimet paraprake rezultoi se vdekja është shkaktuar nga overdoza.

 Njoftimi i policisë:

Më datë 19.11.2017, në rrugën “Llambi Bonata”, në një ndërtesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi A.T,  32 vjeç, banues në Kombinat Tiranë, përdorues i lëndës narkotike të llojit Heroinë prej shume vitesh. Grupi hetimor pranë kufomës  gjeti e  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se  është shkaktuar nga Overdoza.  Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim./tvklan.al