heroinaaPolicia e Tiranës ka sekuestruar sot 1 kilogramë heroinë dhe ka vënë në pranga 3 persona.

Të arrestuarit janë Altin Matja, Jani Delimisi dhe Bledi Larti.

Lënda narkotike mësohet se është gjetur në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve, në rrugën Vangjel Capo, pranë shkollës “Bajram Curri”.

Policia njoftoi se hetimet mbi veprimtarinë kriminale të këtij grupi kishin nisur 2 muaj më parë.

TV KLAN